Në një lidhje live mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, me gazetarin Klevin Muka, ishte i ftuar Nikola Ndoni, këshillues i mjekësisë holistike. Ai foli mbi problematikat serioze që lidhen me zorrën e trashë, të cilat sipas tij, janë bërë gjithnjë e më të përhapura dhe shpeshherë kanë përfunduar me pasoja fatale.
Ndoni u shpreh se shëndeti i zorrëve është themelor për organizmin dhe çdo shqetësim i tyre prek shumë funksione jetike
“Problemi është shumë më i thellë dhe nis që nga goja , Hipokrati ka thënë që të gjitha problemet nisin nga zorra.
Është epidemi, nuk ka nevojë të bëjmë analiza që njerëzit e thjeshtë të kuptojnë, sepse kemi probleme me fryrjen, sëmundjet autoimune, pafuqi, mungesë energjie në mëngjes e gjatë ditës, të gjitha këto nisin në zorrë.
Duhet pasur kujdes sepse sheqerat dëmtojnë zorrët.
Duhet të përdorim produktin bimor, por me kujdes në sasi.
Dëmin që iu është bërë tashmë zorrëve mund ta riparojmë duke eliminuar sheqerin, vajërat vegjelatë, alkolin, ushqimet e përpunuara, glifosajtin, të gjitha medikamentet që përdorim gjerësisht si karamele, acidblocker, medikamentin që marrim për rregullimin e aciditetit të stomakut, antibiotikët, që sjell dëmin më të mëdha që mund të ndodhë në zorrë.
Ushqimi real që duhet të konsumojmë është për shembull mishi”, tha ai.
