Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili rezulton i dënuar në Greqi.

Në një dalje për mediat, Vasili thekson se Rama është identifikuar për bashkëpunim me njerëz me rekorde kriminale, ndërsa bën thirrje që Kreshnik Hajdari duhet të përjashtohet nga kandidimi për kryebashkiak për zgjedhjet e 14 majit.

REAGIMI I VASILIT
Edi Rama tashme i identifikuar me njerez me rekorde kriminale nga me te zezat, sot u ka vene si kandidat qytetareve te nderuar dhe punetore te Kuçovës, një kandidat me probleme shume te renda me ligjin e dekriminalizimit.
Sikur te mos mjaftonin dhjetera kryetare bashkie te larguar per rekorde kriminale nga viti 2019 deri me sot, kur u vendos monizmi ne pushtetin lokal, Edi Rama i inkriminuar njelloj si perfaqesuesit e tij ne pushtet lokal, ka regjistruar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kandidatin Kreshnik Hajdari, si kandidat per kryetar te bashkise se Kucoves.
Ky kandidat eshte nje kandidat qe eshte hetuar, gjykuar dhe denuar ne Greqi per kalim te paligjshem te kufirit, sebashku me nje grup qytetaresh shqiptare te tjere.
Gjykata e Janines ka dhene vendimin e saj me numer 3286, me date 23-6-1999, per denimin e Kreshik Hajdarit.
Por, edhe pse ligji i dekriminalizimit eshte shume i prere per detyrimin nga cdo kandidat qe te deklaroje vendimet gjyqesore te formes se prere nga autoritete te huaja, kandidati i Edi Rames per Kucoven e ka fshehur kete denim.
Pra, nga dita e sotme Kreshnik Hajdair duhet te perjashtohet nga kandidimi, pra smund te jete me kandidat per te konkuruar ne zgjedhjet e 14 Majit 2023.
Ne do te kerkojme qe Komisionieri Shteteror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Pergjithshme bazuar ne praktiken e konsoliduar per te tilla raste, ku si pas te ciles, jane larguar nga detyra 7 deputete, 57 kandidate per deputete, mbi 80 zyrtare bashkiake, si dhe 150 zyrtare dhe drejtues te institucioneve te tjera objekt i ligjit, te kryejne verifikimin e gjendjes gjyqesore te kandidatit Kreshnik Hajdari ne shtetin fqinj Greqi.
Ky verifikim duhet te kryhet me urgjence per te penguar qe ky kandidat te pengohet per te marre pjese ne zgjedhjet e 14 Majit per arsye se eshte ne shkelje flagrante te ligjit te dekriminalizimit.
Do te kerkojme gjithashtu marrjen e tij te pandehur, moskandidimin dhe humbjen e menjehere te mandatit aktual si kryetar bashkie i Kucoves, per konsumimin e vepres penale te falsifikimit te vulave, stampave dhe formulareve.
Pasi, ka fshehur denimin e marre dhe rrjedhimisht ai eshte ne te njejtat kushte ligjore identike si Agim Kajmaku, ish kryetari i bashkie Vore.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb