Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja do të përballet me drejtësinë për akuzën e deklarimit të rremë ose fshehjes së pasurisë. Kjo pasi ai nuk justifikon me burime të ligjshme një apartament që ka në pronësi.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Gjykatësi i Posaçëm, Erjon Bani e pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim në themeli dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë. Gjatë shpalljes së vendimit Bani argumentoi se për dy apartamente në pronësi të Dedjas dhe një garazh SPAK nuk ka siguruar prova kundër Dedjas.

  • foto galeri

Ndërsa për burimin e krijimit të një apartamenti ai duhet ti nënshtrohet gjykimit në themel. Hetimi për Bashkim Dedjas nisi pasi ai u shkarkua nga detyra në kuadër të procesit të vettingut.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: