Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Samsonite, një nga brendet më prestigjoze ndërkombëtare të udhëtimit, kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi, në kuadër të së cilës prezantohet edhe një limited edition ekskluzive e valixhes më luksoze të prodhuar nga kjo kompani.

Valixhja është e personalizuar me elemente të fanellës së Kombëtares Shqiptare dhe simbolikën e flamurit kombëtar, duke reflektuar identitetin, krenarinë dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ky koleksion, i prodhuar në sasi të kufizuara, simbolizon rrugëtimin dhe ambicien për të shkuar më larg, duke synuar të shoqërojë çdo udhëtim drejt fazave vendimtare, përfshirë edhe play-off-in.

Ky bashkëpunim është pjesë e vizionit të FSHF-së për të ndërtuar partneritete strategjike me brande ndërkombëtare prestigjoze, duke forcuar pozicionimin e institucionit dhe standardet e përfaqësimit të futbollit shqiptar.

Valixhja mund të porositet duke klikuar në link ose në pikat zyrtare të shitjes, në dyqanet Samsonite në qendrën TEG në Tiranë, dhe në qendrat Albi Mall dhe Prishtina Mall në Prishtinë.

Valixhe
Valixhe

Brand prestigjioz ndërkombëtar

FSHF dhe Samsonite prezantojnë një limited edition ekskluzive të valixhes më luksoze të këtij brandi prestigjoz ndërkombëtar.

E personalizuar me elemente të fanellës së Kombëtares dhe flamurit shqiptar, kjo valixhe përfaqëson udhëtimin, ambicien dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Një koleksion i limituar, i krijuar për të shoqëruar çdo hap drejt play-off-it dhe përtej tij.

Ky bashkëpunim është një tjetër dëshmi e vizionit të FSHF-së për të ndërtuar partneritete strategjike me brande globale prestigjoze, duke e pozicionuar futbollin shqiptar në standarde gjithnjë e më të larta.

Porosisni në link në bio ose në pikat zyrtare të shitjes, në dyqanet Samsonite në qendrën TEG në Tiranë, dhe në qendrat Albi Mall dhe Prishtina Mall në Prishtinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: