Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtari zuar skemën e re të “Final Four, duke e konfirmuar kështu në njëfarë mënyre si dështim për dy sezonet e fundit. Në skemën e re do të ketë përgjysmim të pikëve për katër ekipet e para, ndërsa do të luajnë një minikampionat me tri javë. Kështu nuk do të ketë më gjysmëfinale dhe finale, teksa ndeshjet do të zhvillohen të gjashta në “Air Albania”.
SKEMA E RE DHE DËSHTIMI I MUNDSHËM
Me vendimin e fundit, secila nga 4 skuadrat do të luajë nga 3 ndeshje. Edhe pse numri i ndeshjeve është rritur, sfidat do të mbeten në “Air Albania”. Kështu, skuadra kampione do të kurorëzohet pikërisht në “Air Albania”. Në përfundim të 36 javëve, do të luhen 6 ndeshje në total. Skuadrave do t’u përgjysmohen pikët dhe secila prej tyre do të ketë nga tri ndeshje, ku në përfundim vendoset ekipi kampion dhe ato që sigurojnë biletën për në Europë.
Në dallim nga formula e vjetër e “Final 4”, ku pikët zeroheshin në përfundim të 36 javëve, kësaj radhe kemi përgjysmim pikësh. Me këtë skemë të miratuar, ekziston edhe mundësia e dështimit të “Final 4”. Pse thuhet kështu? Nëse ekipi i vendit të parë pas 36 javësh ka një diferencë mbi 19 pikë nga vendi i dytë, i bie që të shpallet kampion edhe pa luajtur 3 ndeshjet shtesë. Në lojë janë 9 pikë, por pas përgjysmimit, nëse diferenca mbetet mbi 9, i bie që ekipi kryesues të shpallet kampion pa luajtur. E njëjta histori vlen edhe për ekipet që renditen në vendet dy, tre dhe katër. Pra, nëse diferenca pas përgjysmimit të pikëve shkon mbi nëntë me rivalët ose kreun, automatikisht ato ekipe mbeten të luajnë vetëm për pjesëmarrje, pas pasur mundësi fitimi të titullit apo një bilete të mundshme për të marrë pjesë në Kupat e Europës.
SI FUNKSIONON ÇËSHTJA E TITULLIT
Ashtu si në dy edicionet e fundit, edhe në sezonin 2025- 2026 titulli kampion në Superiore dhe pjesëmarrja e skuadrave në Europë do të vendoset përmes skemës “Final 4”. Me propozimet e bëra nga Departamenti i Garave në FSHF për 10 klubet e Superiores nga komiteti është konfirmuar ndryshimi i “Final 4”, pikërisht për të hequr gjysmëfinalet dhe finalet dhe për ta zëvendësuar me luajtjen e tri javëve.

