Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur menjëherë kërkesës së aktorit Leonardo DiCaprio për të shpërndarë videon e lumit Vjosa.
Aktori i kërkoi Bashës, Ramës, Kryemadhit dhe Metës për të shpërndarë këtë video ku kërkohet që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar.
Basha duket se është i pari i cili i është përgjigjur ftesës së DiCaprios duke shpërndarë këtë videon dhe duke u pozicionuar pro kësaj lëvizje për të mbrojtur lumin Vjosa prej HEC-eve.
Pritet të shihet se si do i përgjigjet ftesës tre liderët e tjerë, kryeministri Rama, Presidenti Meta apo kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)