Nëpërmjet një reagimi në Facebook, deputeti i PD, Tritan Shehu ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën e presidentit Trump të Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Tritan Shehu përshëndet fillimin e fazës së dytë të planit për Gazën për “Bordin e Paqes”, duke e cilësuar si garanci stabiliteti e zhvillimi.
Reagimi:
Duhet pershendetur fillimi i fazes se dyte te planit Trump per Gazen me “Bordin e Paqes” si sukses i ketij plani, si garanci stabiliteti e zhvillimi.
Shqiperia ka qene, eshte e duhet te jete ne mbeshtetje te ketij procesi.
Spekullimet e Rames per personalizime a “super role” te tij ne kete proces vecse cenojne rolin e Shqiperise dhe jane larg realitetit.
Kete e tregojne edhe strukturat e lidhura me kete proces, qe deri tashti jane:
1- Bordi i Paqes, si nje organ i gjere, ku nder vendet themeluese qe jane ftuar dhe e kane konfirmuar, te tjera qe po ftohen ne vazhdim, apo qe pritet konfirmimi prej tyre, eshte dhe Shqiperia e cila u shpreh pozitivisht.
2- Bordi ekzekutiv si trupi kryesor i vendimmarrjes brenda Bordit të Paqes, që do të mbikëqyrë fazën tranzitore, rindërtimin dhe qeverisjen e përkohshme të Gazës:
Donald Trump – Kryetar i Bordit të Paqes.
Marco Rubio – Sekretar i Shtetit i SHBA-së.
Steve Witkoff – Përfaqësues Special i SHBA-se.
Jared Kushner – Këshilltar i Trumpit.
Tony Blair – Ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Marc Roëan – CEO i Apollo Global Management.
Ajay Banga – President i Bankës Botërore.
Robert Gabriel Jr. – Këshilltar amerikan i sigurisë.
Nickolay Mladenov – Përfaqësues i Lartë për Gazën.
3- Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) – komitet teknokratik palestinez.
Shqiperia natyrshem eshte ftuar ne Bordin e Paqes si nje vend qartesisht pro amerikan, qe ka ndjekur politikat amerikane ne organizmat nderkombetare, shtet antar i NATO, pa konflikte e ambicje te kaluara a te sotme ne Lindjen e Mesme, pa interesa direkte ne Gaza, vend me maredhenie te mira me Izraelin e vendet arabe e te Rajonit njekohesisht, vend ne procesin e integrimit europian, me nje harmoni te brendeshme fetare, etj faktore te tille gjeopolitike te konsoliduara prej vitit 1992.
Pa dyshim ky eshte nje tjeter vleresim i ketyre tipareve prej vendosjes se demokracise te vendit tone ne terresi.
Pozitiviteti i kesaj ftese per Shqiperine, identike ne tekst ajo dhe per vendet e tjera, zbehet e demtohet nga deklaratat e Rames per ta personalizuar pa drejtesisht e jashte te vertetes ate.
Qartesisht kjo konstatohet dhe nga formulimi i tekstit te ftesave, ku lihet edhe mundesia per dergimin e nje perfaqesuesi zyrtar ne ate bord.
Si dhe nga fakti qe nominativ eshte vetem Bordi Ekzekutiv me emrat e mesiperm.
Sidoqofte Shqiperia si kurdohere edhe ne kete inisiative duhet te ndjeke ngushtesisht politikat e ShBA per kete objektiv, per Lindjen e Mesme, si dhe ne gjeopolitikat e pergjitheshme.
- Me poshte po vendos ftesen per Presidentin e Paraguajt, identike ne tekst me ate te derguar Kryeministrit ne Tirane, tashme te publikuar.
-

Img 5149
