Në intervistën në emisionin “Oponencës” në News24 Adriatik Lapaj u pyet për ftesën e kreut të PD Sali Berisha për t’u ulur në tryezë për të cilën tha se më e rëndësishme është që të dalin në shesh.
Lapaj tha se në përgjigjen e tij i ka thënë atë që ka deklaruar gjithmonë se do të jetë në shesh, duke shtuar se Rama mundet vetëm me një alencë të madhe popullore
“Më ka ardhur një ftesë e tillë. I ka kthyer përgjigjen që ne jemi në shesh. Kushdo të vijë me flamurin kombëtar. Të mendojmë për Shqipërinë në këtë fazë. Sepse mekanizmi që ka krijuar Rama nuk mundet dot. Ky mundet me një aleancë të madhe popullore. Duhet shembur cdo barrierë që masiviteti të jetë i tillë që të mos i përballojë dot, sepse nëse fillojnë me logo do kthehemi sërish në pikën zero”, tha ai.
