Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një intervistë në “News 24”, u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk është ndalur dhe se vazhdon të sulmojë vazhdimisht drejtësinë.
Gjatë fjalës së tij, Shehaj tha se është koha që të gjitha partitë opozitare të ulen dhe të shohin dhe të punojnë për një zgjidhje.
“Të korruptuarit po dalin para drejtësisë dhe mendoj që Shqipëria po kalon momente të rëndësishme. Kemi një shoqëri që është entuziaste dhe nga ana tjetër një mazhorancë që kërkon të kontrollojë drejtësisë nga ana tjetër kemi një opozitë pa strategji pa drejtim. Por ka ardhur momenti të ulemi, kjo është ftesë për të gjitha partitë opozitare, aktivistë, pedagogë qytetarë të thjeshtë që janë me drejtësinë dhe kundër korrupsionit. Pra është momenti që të vendoset se më kë janë, drejtësinë apo të korruptuarit. Pra duhet të ulemi të diskutojmë se si do mbrojmë drejtësinë nga kërcënimi që vjen nga mazhoranca. Kryeministri çdo ditë sulmon drejtësinë”, tha ai.
Më tej theksoi se SPAK i janë bërë sulme të vazhdueshme.
“Sulmet që i bëhen SPAK bëhen edhe nga analistë që vishen me kostumin e analistit por janë të dërguar të mazhorancës. Nga njëra anë sulmojnë drejtësinë dhe nga ana tjetër fajësojnë edhe qytetarët. Fajin nuk do ta kërkoja tek qytetarët. Pse duhet të protestojë një qytetar shqiptar me PD? Që të bëjë kryeministër Berishën në atë moshë, pse një djalë I ri apo vajzë e re duhet t’I bashkohen PD? Pra përpara se t’i bëjnë moralin qytetarëve të pyesin veten, nëse aspirojnë apo jo qytetarët…Edhe ne po punojmë çdo ditë me opozitën që bëjmë në media parlament, protesta”, tha ai.
