Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj u shpreh se protesta nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë të protestojë kundër regjimit.

Në një intervistë në “News24” Lapaj tregoi se kanë bërë njoftim si edhe e kërkon procedura, por sipas tij, policët në mënyrë të dhunshme, hoqen çadrat.

“Absolutisht po, kemi bërë njoftim në polici, 4 ditë para protestës, kemi njoftuar për vendin orën pjesëmarrjen kohën e me radhë. Masivitetin e madh të punonjësve të policisë ju e patë. Erdhën për të hequr çadrat. Por standardin e çadrave në bulevard e vendosi Rama në 2009. Dhe këto i hoqën dhunshëm pa asnjë njoftim. Por erdhën me civilë që u bënin foto njerëzve, dhe po ashtu natën duke hequr kampin për herë të dytë. Do bëj ankesat pranë AMP, pasi sjellja e tyre ka rrezikuar jetën time. Sjellja e tyre ishte e shëmtuar por edhe në tendenca të rrezikshme për jetën”, tha ai.

I pyetur për ftesën e Berishës për t’u ulur në tryezë, Lapaj tha se është me rëndësi që qytetarët të dalin në shesh, përtej logove të partive.

“Për çfarë na duhen tryezat? Ne na duhen qytetarët në shesh. Përfaqësues nga të gjitha organizatat, një komitet që selinë ta ketë në Bulevard duke marrë vendimin për largimin e Ramës. Unë jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë. Unë jam i  i gatshëm të bëj hap pas nëse ky detyrohet të ikë”, tha ai.

Gjithashtu Lapaj tha se qëllimi është që të shuajnë protestën, dhe se nuk kanë të ndalur me barbarinë që tregojnë.

“Thelbi i protestës është të ndërgjegjësojë qytetarët për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset diskursi publik si dorëheqja e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar. Sheshet do të duhet të jenë plot, por e kuptoj edhe humbjen e shpresës. Pasi njerëzit kanë parë si rrugë ikjen”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb