Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit më 7 maj në Moskë.

Të paktën kështu shkruan gazeta kroate Jutarnji Vijesti.

Kjo po cilësohet si kartoni i parë i verdhë i Moskës ndaj Beogradit, transmeton lajmi.net.

Pasi jo në Rusi, Vuçiq do ta vizitojë Ankaranë ku do të takohet me Erdoganin.

“Kjo është një surprizë e vogël pasi është injoruar Vuçiqi. Mediat serbe spekulojnë se ky veprim erdhi pasi rusët po shqetësohen nga ‘raportet e mira’ të Vuçiqit me Merkelin të cilët u takuan dy herë për pak kohë”, shkruan gazeta e Zagrebit.

Gjithashtu ka spekulime se në inaugurim është ftuar kryetari i Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: