Një influencuese 24-vjeçare nga Uganda , Diana Namulinde, u gjet e mbytur në apartamentin e saj në qytetin e Kampalës të mërkurën. Trupi i 24-vjeçares, e cila njihej në internet si Diana Skys , u gjet nga miqtë kur shkuan për të kontrolluar shtëpinë e saj dhe zbuluan se dera e apartamentit të saj ishte e hapur.
Sipas mediave lokale, Namulinde u gjet me shenja që përputhen me mbytje .
Deri më tani, autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar , ndërsa dy persona janë aktualisht në paraburgim.
Një nga të arrestuarit thuhet se është një roje sigurie , të cilit iu gjetën sende që besohet se janë vjedhur nga shtëpia e 24-vjeçares.
Namulinde kishte më shumë se 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, ku ndante përmbajtje rreth bukurisë, modës, stilit të jetës dhe udhëtimeve.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, më 3 shkurt, një ditë para se të gjendej trupi i saj, 24-vjeçarja tregoi një pamje moderne të shoqëruar me mbishkrimin: “Dianah do të thotë dritë e përsosur. Perëndesha e zjarrit”.
View this post on Instagram
