Presidenti Venezuelian Maduro u arrestua së fundmi nga ekipet e Delta Force të SHBA-së. Ky veprim solli reagime të shumta të faktorëve politik në botë, teksa ka qenë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis që ka bërë një postim në rrjetet sociale. Mitsotakis shkruan se fundi i regjimit të Maduros sjell shpresë të re për vendin, sakaq thekson se tashmë fokusi duhet të jetë te sigurimi i një tranzicioni paqësor.

“Nicholas Maduro udhëhoqi një diktaturë brutale dhe represive që solli vuajtje të paimagjinueshme mbi popullin venezuelian. Fundi i regjimit të tij ofron shpresë të re për vendin. Nuk është koha për të komentuar mbi ligjshmërinë e veprimeve të fundit. Prioriteti tani duhet të jetë sigurimi i një tranzicioni paqësor dhe të shpejtë drejt një qeverie të re gjithëpërfshirëse që gëzon legjitimitet të plotë demokratik. Greqia do të koordinohet me partnerët e saj të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë çështje. Ne mbetemi të përqendruar në sigurimin e sigurisë së qytetarëve grekë në vend- shkruajti ai.

Img 8503
Img 8503

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb