Në dy ditët e fundit ka pasur fluks hyrje-daljesh në pikën kufitare të Portit të Durrësit, por më shumë kanë ardhur në vendin tonë se sa janë larguar.
Siç raporton gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, gjatë fundjavës, në Portin e Durrësit kanë hyrë gjithsej 13.398 pasagjerë, një numër relativisht i madh.
Sipas të dhënave, të premten janë regjistruar 3.289 pasagjerë, të shtunën 4.820, ndërsa të dielën numri i hyrjeve ka arritur në 5,289 pasagjerë, duke reflektuar një fluks të lartë lëvizjesh në këtë sezon turistik.
(BalkanWeb)
