Ceremonia mortore e stilistit të famshëm Giorgio Armani është hapur sot në Teatrin Armani në Milano.

Që në orën 7:00 të mëngjesit, qytetarët nisën të mblidhen për t’i bërë nderimet e fundit ikonës së modës. Ceremonia është e hapur për publikun deri nesër, më 7 shtator, në orën 18:00. Atmosfera në Via Bergognone është solemne dhe e mbushur me admirues.

Janë krijuar dy radhë hyrjeje, një për punonjësit e kompanisë dhe një për publikun. Ndër personalitetet e pranishme ishin Beppe Sala, John Elkann me bashkëshorten, dhe Gianni Petrucci.

Gjithashtu, homazhe bëri edhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina. Milano dhe bota i japin sot lamtumirën një legjende të stilit italian.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: