TIRANE – E dini që lëkura e limonit përmban 5 deri në 10 herë më shumë lëndë ushqyese sesa lëngu i tij, duke përfshirë vitaminat A dhe C, kalcium,
magnez, beta karotinë dhe kalium:
• Përveç lëndëve ushqyese që sapo përmendëm, lëkura e limonit përmban substanca me të vërtetë të dobishme për shëndetin, si p.sh.
citronella dhe phelanandrene.
• Është e pasur me antioksidues të tillë si vitamina C, citrat, acid malik dhe formik, hesperidin dhe pektin.
• Gjithashtu përmban salbutonol Q40 dhe limonene, dy përbërës aktivë që veprojnë kundër qelizave të kancerit, veçanërisht gjirit, zorrës së
trashë dhe lëkurës shkruan Shëndeti.
• Falë përmbajtjes së saj të lartë të vitaminës C dhe flavonoideve, pastron enët e gjakut, ul kolesterolin e keq dhe hipertensionin.
• Përmban kalcium dhe minerale të tjera thelbësore që forcojnë kockat dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të tilla si osteoporoza.
• Lëngu ose çaji nga kjo pjesë rekomandohet për luftimin e gazrave të zorrëve, duke kufizuar inflamimin në bark, përmirësuar tretjen dhe
eliminimin e produkteve të demshme nga trupi.
• Falë përmbajtjes së lartë në antioksidues, mbron mëlçinë duke eliminuar toksina dhe ndotësit që mund të ndikojnë në shëndetin tuaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb