Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se furnizonte me kanabis dhe kokainë Himarën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Andi Hoxha, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta. Vihet në pranga 35-vjeçari, që shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Himarës.

Sekuestrohen 91 doza kokaine dhe 9 doza kanabisi gati për shitje. Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në Himarë, shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
* sasi me lëndë narkotike kokainë në 91 doza.
* sasi me lëndë narkotike kanabis në 9 doza.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte sasinë e lëndëve narkotike, e ndante atë në doza me qëllim shitjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: