Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se shiste kanabis në Fier dhe Patos. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet H. M., banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos.
“Fier/Vijon operacioni i koduar “New Start 3”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi, në Fier dhe në Patos. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza/sasi kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të kryera në kuadër të operacionit të koduar “New Start 3”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi H. M., 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis që ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
