Ndryshime kanë ndodhur në nivele drejtuese në Policinë e Shtetit.

Burime për News24 raportojnë se Tonin Vocaj do marrë postin e Drejtorit të policisë së Tiranës, ndërsa ish- drejtori Panganika transferohet në akademinë e policisë.

Ndërkohë zëvendës drejtori i Përgjithshëm emërohet shkon Sokol Bizhga.

Ndryshime ka edhe në qytete të tjera, ku Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë, Niko Brahimaj në Fier, Ervin Hodaj në Shkodër, Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Gent Ndoj drejtor i krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.

Ndryshimet do të prezantohen nesër nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb