Sekretari Zgjedhor në PS Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin Log. në News 24 të gazetarit Endri Xhafo, u pyet se çfarë po ndodh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjiknuri u shpreh se Veliaj është bashkëdrejtues i listës së PS për Tiranën. Ai shtoi se nëse një politikan qëndron gjatë në pushtet, është normale që do të ketë edhe akuza.
“Erion Veliaj është në punën e tij. Tashmë ka nisur edhe një hetim ndaj tij. Është bashkëdrejtues i listës së Tiranës. Është bërë shumë mirë që Tirana ka 3 drejtues, pasi është qark që ka shumë deputetë.
Një taktikë të tillë e kam ndjekur edhe vetë në Vlorë, një pjesë të qarkut e drejtoja vetë dhe një pjesë ia delegoja një tjetër deputeti, duke qenë se ishte territor relativisht i madh. Janë taktika normale. Nëse ke shumë kohë në pushtet, do përballesh dhe me akuzat, është krejtësisht normale.”, deklaroi Gjiknuri.
(Balkanweb)