Një automjet ështe përplasur me një lokal në hyrje të qytetit të Fushë Arrëzit gjatë mbrëmjes së sotme.
Për pasojë është lënduar e zonja e lokalit, e cila ishte para lokalit, së bashku me dy gra të tjera që ishin në një tavolinë. Gruaja F.B. së bashku me dy gratë e tjera janë transportuar drejt spitalit të Pukës. Të dëmtuarat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë në Spitalin e Pukës.
Drejtuesi i mjetit F. R. është shoqëruar në Polici. Dyshohet se mjeti lëvizte me shpejtësi kur humbi kontrollin.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:30, në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, shtetasi F. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur 3 shtetase që ndodheshin në pjesën e jashtme të një lokali.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetaset B. V., V. Gj., ndërsa shtetasja F. B., është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)
