Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati

Banorëve mëngjesin e sotëm iu janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur shkojnë në shkollë nga kamionët, të cilët shpesh herë, për të evituar gropat, hipin mbi trotuare..

Pasditen e djeshme në rrugë është hedhur një kamion çakull për të mbyllur disa gropa gjigande, por asnjë lloj reagimi nga ana e instancave për këta banorë se kur do të rikonstruktohet kjo rrugë, e cila është edhe një arterie për ekonominë e vendit, pasi në këtë rrugë çdo ditë kalojnë mbi 1000 kamionë, të cilët transportojnë çimento, gëlqere, inerte etj. për në të gjithë vendin, madje edhe për eksport…

Banorët sot e mbajtën të bllokuar rrugën për mbi një orë dhe deklarojnë se do t’i vijojnë protestat, madje do t’i përshkallëzojnë ato nëse nuk ndërhyhet seriozisht për rikonstruksionin e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb