KRUJE

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi rreth orës 04:30 minuta kur një Fuoristradë doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një karburanti, humb jetën njëri prej të rinjve që udhëtonte në të. Ndonëse tre të rinjve iu dha ndihma e menjëhershme, pasagjeri Altin Vogli nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

FUORISTRADA ME 3 TË RINJ PËRPLASET ME BORDURËN E KARBURANTIT

Ora 08: 11- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të tre të rinjve është regjistruar në orët e para të kësaj të diele në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas. “BalkanWeb” mëson se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta kur një Fuoristradë në të cilën udhëtonin tre të rinj nga Kruja ka dalë nga rruga dhe ka goditur bordurën e një karburanti që ndodhet anës rrugës.

Të plagosur rëndë kanë mbetur tre të rinjtë, Ilir Gega (shoferi) dhe miqtë e tij Altin Vogli dhe Dorjan Hifi (pasagjerë).

Shkak i aksidentit, sipas të dhënave të para të policisë është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte Fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta të rrugës.

Mësohet gjithashtu se për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve. Ata të tre janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës nga dy ambulancat e Krujës dhe Fushë Krujës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb