Po bëhet gjithnjë e më e dendur kjo lloj paraqitje në tapetin e kuq nga ana e personazheve të njohur publik. Për pak vëmendje më shumë, personalitete nga moda veshin fustane që zgjojnë debate të forta.
Bella Hadid tregoi lakuriqësi me tepër seç duhet në daljen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë, po kështu dhe Giulia Salemi dhe Dayane Mello në premierën e filmit, “The Young Pope”.
Stilistja Naomi Isted tha se ajo nuk është fanse e kësaj mënyre të veshuri, por shton ajo, “ja që kjo është mënyra e tyre që të bien në sy dhe të rrëmbejnë vëmendjen e mediave, dhe të bëjnë të gjithë të flasin vetëm për to”.
‘Edhe pse trend kjo nuk është realiste për publikun kjo veshje. Është e rrezikshme dhe mund të shkojë keq një lloj veshje e tillë. Nëse nuk veshin të brendshme, kjo është një katastrofë potenciale e modës”.
(d.b/BalkanWeb)