Është e pamundur të zgjidhni një gjë të re për të veshur pa u hedhur një sy trendeve dhe ndikimit të TikTok-ut. Gjatë dy viteve të fundit, gjithmonë e më shumë, TikTok-u ka pasur në jetën tonë ndikim në gjithçka e sidomos në fashion.

Kohët e fundit, influencueset kanë treguar edhe modelet e fustaneve që duhet të merrni me vete në valixhen e pushimeve.

Modeli që po bën xhiron në TikTok dhe në Instagram vjen nga një burim i pritshëm: Amazon Fashion dhe kushton 35 £.

Fustani me pika të vogla (ose me dizajne të tjera) dhe me mëngë të fryra “R.Vivimos” ka tërhequr vëmendjen për stilin e këndshëm dhe të lehtë për t’u veshur. Jaka katrore dhe busti i përshtatshëm për çdo lloj siluete duket se e bëjnë këtë lloj modeli “drem dress” edhe nga stilistët.

Ngjyrat janë të larmishme, rreth 22 nuanca, ndaj është e thjeshtë për të gjetur nuancën që ju pëlqen.

Natyrisht, stilin mund ta gjeni në çdo dyqan apo edhe faqe online që vizitoni për trendet e reja. Besojeni, ky model do t’ju bëjë të shkëlqeni në çdo periudhë të ditës gjatë pushimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: