Futbolli në zi për humbjen e Ioan Evans, një sulmues i ekipit uellsian Afan Lido, i cili ndërroi jetë tragjikisht në moshën e re 25 vjeçare.

Afan Lido, nëpërmjet një deklarate, shprehu hidhërimin e tyre të thellë për ndarjen nga jeta të Evans. Klubi reflektoi mbi pasionin e tij për futbollin dhe lidhjen me ekipin, duke vënë në dukje se ai ishte një figurë e dashur që u sillte gëzim dhe pozitivitet të gjithëve. “Ai ishte njeriu më i vogël në dhomat e zhveshjes, por kishte ndikimin më të madh tek ata përreth tij”, thuhej në deklaratë.

Klubi ka ndërmarrë hapa të menjëhershme për t’u ofruar mbështetje lojtarëve të ekipit gjatë kësaj kohe të vështirë.

Evans ishte një nga lojtarët që luajti më gjatë në nivelin e kampionatit uellsioan JD Cymru South, duke shënuar 16 gola në 127 ndeshje që kur iu bashkua atyre në vitin 2020.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb