Para finales së Coppa Italia mes Interit dhe Lazios, e planifikuar për të mërkurën, më 13 maj në “Stadio Olimpico” në Romë, në përputhje me traditën, dy finalistët u pritën nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Tekniku i zikaltërve, Chivu në fjalën e tij nuk foli vetëm për finalen por edhe për rëndësinë e sportit dhe unitetin.

“Faleminderit për ftesën në një vend kaq simbolik. Presidenti përfaqëson shtetin italian me shumë përkushtim dhe është gjithashtu një njeri sporti. Për ne është krenari e madhe të jemi këtu për të festuar finalen e Kupës së Italisë kundër Lazios.

“Duhet të jemi shembull për të gjithë fëmijët që na ndjekin. Si ne, ashtu edhe Lazio, nesër do të përballemi në një garë të madhe, ku do të japim versionin më të mirë të vetes sonë. Faleminderit, President”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: