Kristjan Asllani është bërë prej ditësh çështja kryesore në mediat italiane, teksa si duket, nga sezoni i ardhshëm do ta shikojmë te Interi. Marrëveshja prej 14 milionë eurosh me Empolin, shtuar këtu edhe 2 milionë nga bonuset, e bën mesfushorin kuqezi si transferimin e dytë më të shtrenjtë në Serie A (Natyrisht bëhet fjalë për shqiptarët).

Më shumë sesa lojtari në largim i Empolit, është shitur vetëm Marash Kumbulla vite më parë, me mbrojtësin e Përfaëqësueses shqiptare që kaloi nga Verona te Roma me formulën e huazimit 2- vjeçar me detyrim blerjeje 13.5 milionë euro plus 3.5 milionë bonuse.

Tabela
Tabela

Transferime të tjera mund të përmendim atë të Etrit Berishës nga Lazio te Atalanta për më shumë se 5 milionë euro, apo edhe atë të Elsi Hysajt (Empoli-Napoli, 5 milionë euro).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: