Serbia do përballet të enjten me Brazilin, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin. Kombëtarja serbe po i jep dorën e fundit përgatitjeve për këtë takim, teksa gjendja e lojtarëve është e mirë.
Gjithsesi, trajneri Mladenoviç është i shqetësuar për vetëm një lojtar. Bëhet fjalë për Filip Kostiç, i cili nuk është në gjendjen e duhur fizike.
“Kostiç është pikëpyetja jonë e vetme, ai ka vuajtur nga një problem muskulor që nga ndeshja e fundit me fanellën e Juventusit. Mungesa e tij mund të jetë një problem i madh për ne” – Tha trajneri.
(BalkanWeb)
