Arbnor Muçolli ishte protagonist absolut i skuadrës së tij, Vejle në fitoren 3-1 në kampionat ndaj Hvidovre, në sfidën e kampionatit danez.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare realizoi golin e 3-të për vendasit, duke i dhënë kështu qetësinë e duhur ekipit. Për të parë golin e tij të parë sezonal u desh të prisnim ndeshjen e tij të dhjetë për edicionin 2022/2023.

Kujtojmë që 23 vjeçari është pjesë e listës së Shqipërisë për miqësoren ndaj Arabisë Saudite.

Sa i përket skuadrës së Veljes, kryeson kampionatin me 31 pikë, 4 më shumë se rivali që mposhtën sot.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb