Basel zhgënjeu para publikut të vet në ndeshjen e parë të Play-Off kundër Manchester Cityt. Skuadra e Albian Ajetit e Taulant Xhakës pësoi humbje të thellë nga lideri i Premier League me rezultat 0-4. Mesfushori i Kombëtares shqiptare si gjithmonë tregoi shpirtin luftarak duke luftuar për çdo top.

Në një moment i ai iu ‘var’ sipër sulmuesit Rraheem Sterling, njërit prej lojtarëve më të shpejtë të Premier League. “Shikoje këtë forcë. Shikoje këtë forcë”, ka  shkruar Sterling në një postim së bashku me foton e gjestit ‘epik’ të Xhakës.

(I.Ç/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb