Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se vendimet e marra nga G7 në samitin e saj në Japoni kishin për qëllim goditjen jo vetëm të Rusisë, por edhe të Pekinit.

Lavrov u shpreh se perëndimi po përdor Ukrainën si një mjet për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë.

“Detyra u vendos me zë të lartë dhe haptazi, të mundim Rusinë në fushën e betejës, por jo vetëm kaq, ta eliminojmë atë si një konkurrent gjeopolitik. Shikoni vendimet që u diskutuan në Hiroshima në samitin e G7, dhe që synojnë frenimin e dyfishtë të Rusisë dhe Kinës”, tha Lavrov.

Në një deklaratë të dhënë më parë, G7 bëri me dije se është rënë dakord të forcohen sanksionet kundër Moskës dhe të zvogëlohet ekspozimi ndaj Kinës.

Grupi i liderëve botërorë i kërkoi gjithashtu Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin e saj ushtarak dhe të tërheqë menjëherë forcat e saj nga Ukraina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb