Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për mediat teksa ndodhej në hyrje të selisë blu.

Ai ka thënë se sot ka pasur vetëm një aktivitet PD dhe ajo ka qenë Kuvendi Kombëtar.

“Kjo është shtëpia e demokratëve dhe ato janë krenarë për atë që kemi arritur për Shqipërinë. Mund të kishim qenë vend anëtar në BE. Mund të ishim vendi i parë nga vendet Lindore që mund të ishim në BE. Këtu kanë përgjegjësi, Presidenti i vendit atëherë, Berisha që pranoi një standard të pa pranueshëm. E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdije për gabimet e të kaluarës. Gabimet e së kaluarës kur përsëriten në mënyrë tragji-komike nuk do të mbajnë peng demokratët. Ka pas vetëm një aktivitet sot dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar i PD”, tha Basha.

Pyetjes se grupi për rithemelimin e PD ka deklaruar se do e shpallin rezultatin e Referendumin brenda në seli, Basha iu përgjigj:

“Nuk ka referendum, ka një PD dhe një Kuvend që sapo mori një vendim sot. Ka disa anëtarë të PD që i bëj thirrje të bashkohen vendimeve të institucioneve të PD. Partia Demokratike ka pasur një aktivitet sot, ka qenë Kuvendi i PD. Ka një PD, që ka pasur një kuvend Kombëtar, të tjerat janë përpjekje personale të një njeriu që do ti kthejë demokratët në mish për top. Ai ka vendosur interesat e tij mbi ato të demokratëve, kjo mori fund sot”.

Prononcimi i plotë:

Lulzim Basha: Kjo është shtëpia e demokratëve dhe demokratët janë krenarë për atë që kanë arritur për Shqipërinë. Në vitin 1996, ne vumë në livzje diçka që solli si përfundim jo vetëm largimin e Partisë Demokratike nga pushteti. Mund të kishim qenë vend anëtarë i Bashkimit Europian, mund të kishim qenë vendi i parë në të gjithë vendet lindore që mund të ishim anëtarësuar në Bashkimin Europian. Përgjegjësi për këtë kanë në radhë të parë ata që për intersin e tij personal, Sali Berisha, President i vendit atëherë, pranoi një standard zgjedhor të papranueshëm nga SHBA-të.
E sotmja, tregoi qartë vullnetin e demokratëve, Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve që është shtëpia e lirisë. Do të qëndrojmë me vetëdijen për të gjitha gabimet tona të së kaluarës duke përfshirë siç e thashë, atë që vuri në lëvizje pastaj një revansh 8-vjeçarë mbi Shqipërinë, mbi demokracinë, mbi Partinë Demokratike dhe mbi të gjithë shqiptarët që e ndaloi, atë që në fakt do të ishte sot Shqipëria anëtare e në Bashkimin Europian, po gabimet e të kaluarës në veçanti kur përsëriten në mënyrë tragjikomike, nuk do ta marrin më peng Partinë Demokratike dhe demokratët. Sot ka pasur vetëm një aktivitet të Partisë Demokratike dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar i demokratëve.

Pyetje: Ka zëra se zoti Berisha dhe Komiteti i Rithemelimit do të vij në selijnë blu për të shpallur rezultatin e referendumit që është votuar sot, ju do të jenëi këtu?

Lulzim Basha: Nuk ka referendum, nuk ka Komitet Rithemelimi. Ka një Parti Demokratike dhe një Kuvend Kombëtar që sapo mori vendimet e tij.

Pyetje: Zoti Basha në këtë mënyrë ju nuk po respektoni ata anëtarë të cilët sot për më shumë se 8 orë iu drejtuan qendrave të votimit dhe kutive të votimit në të gjithë vendin.

Lulzim Basha: Ju nuk keni asnjë informacion që ata janë anëtarë të Partisë Demokratike. Ndërsa unë e di që ka disa anëtarë të Partisë Demokratike të cilëve iu bëj thirrje që t’i bashkohen vendimeve të institucioneve të Partisë Demokratike që janë zgjedhur me votën e anëtarëve të Partisë Demokratike.

Pyetje: A do qëndrojë e hapur selia për ata që duan të shpallin rezultatin për atë aktivitet që ju nuk po e konsideroni?

Lulzim Basha: E keni përgjigjen brenda pyetjes. Partia Demokratike ka pasur një aktivitet sot, rezultati është shpallur. Aktiviteti ka qenë Kuvendi Kombëtar. Ka një Parti Demokratike që ka pasur një Kuvend Kombëtar sot. Të gjitha të tjerat janë përpjekje personale të një njeriu për t’i kthyer demokratët në mish për top. Kjo do të refuzohet me vendosmërinë më të prerë.

Pyetje: Po deklaratat e zotit Berisha…

Lulzim Basha: As më duhen fare deklaratat e tij, sepse për një kohë shumë të gjatë ka vendosur interesat e tij, sigurisht mbi interesat e kryetarit, por kam frikë ndonjëherë edhe mbi interesat e demokratëve. Kjo kohë mori fund sot.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: