I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Agron Haxhimali drejtor ekzekutiv “Instituti për Bashkitë”, analizoi Reformën Territoriale, duke evidentuar edhe disa nga problematikat që sipas duhet trajtuar me shumë kujdes.

Një prej çështjeve që sipas tij nuk zgjidhi reforma ishte fragmentarizimi. Gjithashtu u shpreh se qytetarët duhen lënë të lirë pa presion, dhe pa intimidim për të dhënë argumentet dhe shqetësimet e tij. Ndërsa më tej rënditi edhe çështjet që sipas tij në mënyrë urgjente duhet të ndryshojnë.

“Fragmentarizimin nuk e zgjidhi. Kishim 308 komuna dhe vazhdojmë të kemi 308 njësi vendore, territori është po aty, kanë edhe hartat e tyre, kanë administrator, kanë makinë çfarë nuk kanë ato…Unë paguaj para për ato zyrtarë dhe nuk marr shërbim, 10 vite më konsumove mua taksën, me krijove stres social, ekonomik, dhe i vendose këto zyra elektorale dhe pas 10 vitesh themi të rregullojmë çështjet administrative, nuk jam kundër. Por reforma dhe komisioni bipartizan ka për qëllim të rregullojë territorin jo funksionet sepse funksionet i rregullon vetë qeveria, e ka të drejtën e vet. Të mos harrojmë që reforma e tillë quhet territoriale dhe administrative dhe ka nevojë për komision të posaçëm për shumë të cilësuar votash ku ndrysho territori, numrin e bashkive, sistemi zgjedhor. Pra çështjet administrative mund t’i zgjidhë qeveria. Nëse qytetarët i lë të lirë jashtë presionit të kryetarëve apo të deputetëve, një arrogancë e turpshme për mendimin tim. Pra duhen lënë të lirë, pa intimidim. Vlora ka qenë qarku më kritik dhe mendoj që mund të lidhet edhe me filozofinë apo kulturën që ka qarku, qytetarët atje ndjehen më të lirshëm, dhe më konkret. Orikumi, Dukati, Tragjasi na i mbylle si bashki na i rikthe. Pra dolën me emra dhe përpiqeshin të kërkonin riorganizim”, tha ai, duke shtuar: “Gabimi më i madh ishte që u krijuan bashki pa identitet dhe u mbyllën disa  Bashki me identitet. Pushteti i tyre nuk u shpërnda në mënyrë të drejtë mes zonave rurale dhe zonave urbane, Sistemi territorial ka nevojë të ndryshojë struktura territoriale. Mendoj që 61 bashki, demonstruan që nuk janë të afta të mbulojnë territorin. Diku te 90 është me e pranueshme duhet rregulluar territori. Nga pikëpamja administrative, ka nevojë për asimetri mund të kemi bashki që mund ti mbulojnë të gjitha, apo mund të fusim në lojë nivelin e dytë të qeverisjes vendore. Sa për sistemin financiar, nuk janë të qëndrueshme. Me reformën e re të paktën duhet të shkojë 2 %, por kritik jam edhe për atë që mbledhin vetë. Dhe do thoja që askush nuk flet për sistemin zgjedhor financiar administrativ dhe territorial duhet të korrigjohen”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb