“Giorgio Mortadela” në vend të Sergio Mattarella. Kështu nënkryetari i Parlamentit të Serbisë, Igor Beçiç, në një gafë të dukshme, njoftoi të hënën e kaluar pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës në Kuvend. Lajmin e kanë raportuar media të shumta dhe portale online serbe, duke mos e kursyer ironinë dhe kritikat ndaj protagonistit të gafës.

Beçiç është justifikuar duke thënë se gabimi ka qenë në tekstin e marrë nga asistentët. “Ishte një gabim teknik. Në vend të një “r” ishte një “d” por unë e korrigjova menjëherë, duke e shqiptuar saktë emrin e presidentit italian”, tha Beçiç. Por videoja që qarkullon në internet e përgënjeshtron këtë deklaratë të tijën.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb