Një ditë para afatit të fundit për të dorëzuar kandidaturat për zgjedhjet për kryetar të PD, vjen edhe reagimi i ish-deputetit Ervin Salianji.
Nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale, Salianji ka njoftuar se nëse do të depozitojë kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Gjithashtu ai ka theksuar se pavarësisht farsës, nuk do të ndalet, ndërsa shton se është modeli i demokracisë perëndimore që e frymëzon për të mos u ndalur dhe për të vazhduar luftën për të demokratizuar PD.
REAGIMI;
“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.
Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar.
Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.
Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë.
Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb