Gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”, i mirënjohuri Arrigo Sacchi foli për garën për titull në Serie A.

“Milani, Interi dhe Napoli kanë treguar dobësitë e tyre. Asgjë nuk e ndalon Romën të hyjë në garën për Scudetton, ka ende kohë. Luhatjet e Contes i shpjegoj kështu: Napoli, kur luan mirë, ka një stil më evropian. Interi, nga ana tjetër, është pak i pasigurt në mbrojtje, edhe pse ka një sulm vdekjeprurës.”

“Milani është shumë i fortë, por pse ka humbur kaq shumë pikë ndaj skuadrave të vogla dhe të mesme? Ata duhet të punojnë më shumë, sidomos në aspektin mbrojtës”, theksoi Sacchi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb