Pas dekretimit të 6 marsit si datë e pjesshme të zgjedhjeve lokale, PD me anë të nënkryetares Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrje në zgjedhje. Ajo deklaron se PD do të marrë pjesë në garë. “Kam bindjen se PD do të prezantohet me kandidatët me të mirë të mundshëm. Më përfaqësues, me integritetin më të lartë, krahas atyre që kishte qeveria që kanë lënë 6 vende bosh.”, tha ajo.

Ndërkaq edhe mbështetësit e Berishës, me anë të Komisionit të Rithemelim të PD do të marrin pjesë. Anëtari i këtij komisioni, Ivi Kaso shprehet se ka nisur procesi i evidentimit të kandidatëve të mundshëm për kryetar bashkie në 6 qytet. “PD do të përfaqësohet në zgjedhje e pjesshme për organet e qeverisjes vendore në gjashtë bashkitë me kandidatët e saj. Komisioni i Rithemelimit është organi më i lartë drejtues i PD. Degët e PD i janë nënshtruar kësaj logjike dhe janë duke marrë të gjitha masat përkatëse në bazë të urdhrave të rrepta statutore që të bëjnë evidentimin e kandidaturave dhe pasi të kemi nja kandidaturë fituese nga procesi i primareve të jeni të sigurt që kjo kandidaturë do të përfaqësojë vullnetin e demokratëve në zgjedhjet e pjesshme’, tha Ivi Kaso.

Partia Demokratike e Lulzim Bashes, dhe Komisioni i Rithemelimit duket se do te përplasen serish, kete here jo ne oborrin e PD-se apo ne deklarata publike, por ne negociatat me aleatet. Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso deklarojnë se kanë nisur tentativat per koalicione te mundshme. Ndryshe nga PD, Sali Berisha pritet te zhvilloje negociata edhe me LSI-ne. Nje perplasje tjeter mes Bashes e Berishës, pritet te zhvillohet edhe ne KQZ. PD-ja zyrtare pritet te dorëzojë atje kandidatet e saj, per kryetar bashkie, port e njëjtët gjë pritet ta beje edhe Komisioni i Rithemelimit, qe po ne emër te PD-se, do te kerkoje te regjistrojë kandidatet e saj. Tashme pritet qe KQZ te jete institucioni i cili do i jape zgjidhje kesaj përplasje te radhës, mes Lulzim Bashes dhe Sali Berishës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb