Kristjan Asllani është gati të ndërrojë mjedis, me drejtuesit e Interit që kanë pranuar së fundmi se zgjidhja më e mirë për mesfushorin e kombëtares është gjetja e një skuadre tjetër. Preferenca e tij është qëndrimi në Itali, teksa përveç Fiorentinës, në garë së fundmi është futur edhe një skuadër tjetër.
Torino, pasi transferoi Ardjan Ismajlin, kërkon të përforcojë mesfushën me Asllanin. Klubi nga Torino synon të zëvendësojë Riccin, i cili kaloi te Milani.
Inter pretendon 15-20 milionë euro për kartonin e Asllanit, me këtë të fundit që luajti 3 sezone në Milano. Javët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e futbollistit, me Torinon që do të duelojë në distancë me Fiorentinën për shërbimet e 23-vjeçarit.
