Besim Ndregjoni, një prej emrave që bën pjesë në listën, e cila do t’i çohet Kuvendit për votim për Avokat i Popullit akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS se po bëjnë një lojë të turpshme.

Ndregjoni, drejtues i Unionit të Ish të Përndjekurve Politikë, i bëri thirrje kreut të PD, Sali Berisha që të vendosë nëse është ose jo me antikomunistët.

Sipas Ndregjonit PD dhe PS po bëjnë një lojë të fshehtë, për të vendosur Endri Shabanin në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

Ndregjoni i bëri deklaratat nga Malësia e Madhe gjatë një aktiviteti me ish të përndjekurit politikë, pak orë përpara se komisioni I ligjeve të miratonte listën e kandidatëve që do ti dërgohen seancës plenare për votim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb