Në emisionin “Log.” në News24 janë publikuar rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.

Sondazhi është drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto dhe synon të paraqesë prirjet elektorale dhe pjesëmarrjen e pritshme të votuesve në kryeqytet, ku pritet të zgjidhet pasardhësi i Erion Veliajt.

Pjesemarrja
Pjesemarrja

Sipas pyetjes së dytë të sondazhit, 69% e qytetarëve të Tiranës shprehen se do të marrin pjesë në votime, ndërsa 13% deklarojnë se nuk do të votojnë. Një pjesë tjetër, 18% e të anketuarve, mbeten të pavendosur ose nuk e dinë ende nëse do të marrin pjesë.

Diferencat janë të dukshme edhe mes gjinive: 77% e meshkujve shprehen se do të votojnë, kundrejt 63% të femrave. Ndërkohë, 22% e femrave janë të pavendosura, krahasuar me 12% të meshkujve.

Rezultatet sugjerojnë një interes të lartë për procesin zgjedhor në Tiranë, veçanërisht mes burrave, ndërsa një pjesë e grave mbetet ende në dilemë për pjesëmarrjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb