Komisioni i Posaçëm në Ministria e Brendshme ka caktuar datën 24 mars, në orën 09:30, për zhvillimin e fazës së intervistimit të kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit.

Komisioni përbëhet nga tre anëtarë: një zëvendësministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në total, për këtë post aplikuan 16 kandidatë. Pas fazës së verifikimit paraprak, dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit u skualifikuan, duke lënë në garë 14 kandidatë, kryesisht emra të njohur me eksperiencë të gjatë në radhët e uniformave blu.

Mes kandidatëve janë: Saimir Boshnjaku, Tonin Vocaj, Skënder Hita, Elidon Çela, Afrim Tafa, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Gentian Berberi, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Neritan Nallbati dhe Pëllumb Seferi.

Pas përfundimit të intervistave, komisioni do të ketë në dispozicion 48 orë për të shpallur rezultatet dhe pikëzimin për secilin kandidat. Më pas, emrat më të vlerësuar do t’i propozohen nga ministri i Brendshëm Këshilli i Ministrave për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: