Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut nga koalicioni “Fronti Evropian” Bujar Osmani, ka deklaruar se ata kanë siguruar fitore me mbi 40 mijë vota ndaj kundër kandidatit Arben Taravari.

Ai numëroi vendet ku kanë fituar, duke përmendur edhe Tetovën.

“Më lejoni që të shpall fitore me dallim të madh me mbi 40 mijë vota. Kemi fituar në çdo komunë të vendit. Kjo fitore është fitore e përbashkët dhe dëshmon se Fronti Europian është lokomitovë për të ardhmen evropian. Në emër të frontit iu falënderoj nga zemra. Vota juaj është detyrimi im. Dëshiroj t’i them diçka edhe kundërkandidatit tim Arben, patëm fushatë me dinjitet dhe duhet të pranohet humbja dhe fitorja, por edhe mesazhi që e dërguan shqiptarët dhe komunitetet tjera”, tha Osmani.

Ndërkaq, kur janë numëruar mbi 77 për qind të votave, kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanoska prin me 39,64%, pas saj vjen kandidati i LSDM-së stevo Pendarovski me 19,32%. Osmani dhe Taravari renditen në vend të katërt dhe të gjashtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb