Janë zyrtarizuar kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, një garë e hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) për shkak se në muajin dhjetor i përfundon mandati drejtuesit aktual, Olsian Çela.
Siç raportohet nga gazetarja Klodiana Lala, ndonëse fillimisht kishte dorëzuar dokumentet pranë KLP-së, kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka vendosur të tërhiqet papritur nga gara.
Pas këtij zhvillimi, në listën e kandidatëve që synojnë drejtimin e organit të akuzës mbeten pesë emra të njohur të sistemit të drejtësisë: Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika; prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo; si dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.
