I mirënjohuri Fabio Capello ka analizuar garën për titull në Serie A.
“Milani bëri një pjesë të parë të dobët kundër Romës, pa vizion loje. Më pëlqeu Roma, krijoi shumë raste dhe mund të kishte shënuar 2-3 gola. Pashë një Milan pa personalitet dhe pa karakterin që duhet treguar në të gjitha ndeshjet si një skuadër e bindur për forcën e saj. Më duket shumë e vështirë që ta arrijë Interin, që ka një personalitet unik”.
“Juventusi më duket një skuadër e ekuilibruar, e përqendruar, kurse Napoli ka një skuadër të limituar për shkak të dëmtimeve. Është një moment shumë i vështirë për Conte, lojtarët në fushë japin gjithçka, por trajneri nuk ka mundësinë të bëjë zëvendësime gjatë ndeshjes”.
