Juventus mundi 1-0 Udinesen, duke u futur në garën për titullin kampion. Pikërisht për këtë çështje ka folur trajneri i bardhezinjve, Max Allegri.

“A jemi në garën e Scudettos? Jam i kënaqur. Sot ishte një ditë e bukur për të kujtuar Viallin. Tifozët kanë qenë pranë nesh, duhet të bëjmë një hap të vogël dhe të mendojmë të punojmë për të qenë të saktë dhe të përpiktë me paraqitjet e mira të ekipit. Napoli është përpara, Milani gjithashtu duhet të arrijmë objektivin minimal të vendit të katërt” – tha ai.

Allegri shtoi: Di Maria? Ka luajtur 60-70 minuta në nivele të mira. Vinte nga një moment që ishte ndalur për shkak të kushteve fizike. Ka bërë një paraqitje të mirë dhe jam i lumtur me të, por jam i lumtur gjithashtu me të gjithë djemtë, kanë luajtur me zemër dhe dëshirë. Është e rëndësishme që t’i rikuperojmë të gjithë, sepse kemi nevojë të rikuperojmë energji fizike dhe mentale.

Ekipi nga Torino renditet në vendin e dytë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: