Rocco Vata është një nga lojtarët shqiptarë më të talentuar. Kartoni i tij zotërohet nga Celtic, me 18-vjeçarin që ka shënuar 10 gola në 14 paraqitje me ekipin rezervë të klubit të Glasgow.

Vata, djali i ish-futbollistit dhe kapitenit të Shqipërisë (Rudi Vata), ka rënë në sytë e disa klubeve italiane, pas paraqitjeve të tij. Kontrata e futbollistit skadon në fund të sezonit, por sipas Calciomercato.com, Torino, Frosinone dhe Samp do të konkurrojnë në distancë për shërbimet e tij.

I gjatë 1.84 cm, sulmuesi ka luajtur për ekipet zinxhirë të Irlandës, si U15, U17, U18, apo U21. Gjasat janë të mira që djaloshi të ndjekë hapat e babait të tij dhe mundësitë që në të ardhmen të luajë në një skuadër kompetitive janë të mëdha..

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb