Në vitin e parë pa Harry Kane, Tottenham krijoi iluzionin se ky ishte viti ideal për të synuar gjëra të mëdha, por atëherë kur nuk pritej, “gjelat” pësuan një fikje totale. Përballë Aston Villa ishte humbjen e tretë radhazi, një moment negativ që i shkakton një rënie drastike, nga vendi i parë tani e shohin vetën në vendin e 5-të në kuotën e 26 pikëve, 2 më pak se sa Aston Villa.

Londinezët e nisën “zjarr” ku goditën shtyllën me Kulusevski-n, një aksion fantastik i ish mesfushorit të Juves. Stadiumi shpërtheu në festë në minutën e 22-të teksa Lo Celos realizoi një super gol. Dy minuta më pas Watkins riktheu baraspeshën, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në limitet e pjesës së parë, në minutën e shtatë shtesë, Aston Villa barazoi shifrat në 1-1 me Pau Torres. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 61-të, Aston Villa përmbysi shifrat në 1-2 me Watkins, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Ndryshe nga Tottenham, Man.United vijon ecurinë pozitive në Premier League.

Përballë Everton, “djajtë e kuq” siguruan fitoren e tretë radhazi. Ekipi i Ten Hag siguroi një fitore të pastër 0-3 ku spikat super goli i Garnacho. Sulmuesi argjentinas imitoi Ronaldo-n, madje edhe në mënyrën e festimit. Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, Rashford fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Për të hipotekuar këtë sukses mendoi Martial, një fitore e pastër që pozicion United në vendin e 6-të me 24 pikë.

Mediat angleze, i gjithë opinioni në ishull u ndal te goli i Garnacho, sigurisht nuk mund të mungonte dhe një koment nga trajneri Ten Hag: “Sezoni është ende i gjatë, por me shumë mundësi mund të jetë goli më i bukur i sezonit. Jo vetëm ekzekutimi i tij, gjithçka ishte fantastike”, u shpreh Ten Hag.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb