Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushën e blertë këtë të shtunë, ku do të zhvillojë miqësoren e radhës. Kuqezinjtë do të luajnë kundër Luksemburgut, në stadiumin Air Albania, ora 20:00, test I rëndësihëm për Shqipërinë në kuadër të përgatitjeve për sfidat e Ligës së Kombeve . Trajner Rolando Maran do të tentojë të rikthehet te fitorja, pas humbjes ndaj Izraelit në testin e parë miqësor, ndërsa do të ketë edhe ndryshime në formacion, dicka që trajneri Maran, e pranoi në konferencë për shtyp, se do të provonte vetëm për të mirën e skuadrës. Në portë, Sherri pritet të jetë sërish titullar. Ndërkohë, në mbrojtje pritet ta nisë nga fillimi Hysaj-Gjimshiti- Cake-Mitaj.
Në mesfushë, me shumë gjasa do të luajnë Ramadani-Asllani-Hoxha, teksa më i avancuar, do të jetë Bajrami për të ulur në stol Laçin. Në mungesë të Mehmetit, dyshja e sulmit pritet të jetë Broja-Uzuni. Ndërkohë sa I takon tifozëve, nëse në miqësoren ndaj Izraelit kishte 6500 tifozë, këtë radhë pritet një numër pak më I lartë.
