Ministrja e Brendshme britanike, Theresa May njoftoi të mërkurën se shërbimi i brendshëm sekret britanik, MI5, ka rritur nivelin e alarmit për sulme terroriste në Irlandën e Veriut.
MI5, shërbimi i brendshëm sekret britanik, rriti nivelin e alarmit për sulme terroriste në Irlandën e Veriut nga ”i moderuar” në ”thelbësor”, njoftoi të mërkurën ministrja e Brendshme britanike, Theresa May.

“Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga ana e disidentëve republikanë”, deklaroi May.

“Kjo do të thotë që një sulm në Angli, Skoci apo Uells ka një probabilitet të madh”, shtoi ajo.

“Ndërkohë, në Irlandën e Veriut niveli i alarmit terrorist mbetet i lartë, me një mundësi shumë të madhe atentatesh”, theksoi May.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb